Durrës/ Kryen vepra të turpshme me bashkëmoshatarin turk, procedohen 3 adoleshentë

0
185

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për tre adoleshentë pasi kanë bërë vepra të turpshme me një bashkëmoshtarin e tyre turk.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve M.K. 17 vjeç,  Xh.A. 17 vjeç dhe A.N. 14 vjeç, banues në Durrës.

“Më datë 01.10.2016 ka bërë kallëzim shtetasi turk  T.G. 17 vjeç, banues përkohësisht në lagjen Nr.13, pasi para dy muajsh te tre këta shtetas kanë bërë vepra të turpshme me shtetasin turk. Është njoftuar Ambasada Turke në Tiranë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vepra të turpshme”parashikuar në nenin 108 të Kodit Penal.