Zbulohen të tjera detaje nga vrasja e mistershme që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Elbasan, ku në mes të qytetit një 37-vjeçar është masakruar me thikë nga persona ende të paidentifikuar nga Policia.
Erion Millo u bë shënjestër e autorëve që e sulmuan sapo ai zbriti nga makina për të hyrë në një lokal mes pallateve, në lagjen pranë stacionit të trenit, shkruan “Panorama”. Shumë pranë stacionit të trenit, ai ka ndaluar dhe ka dalë nga mjeti, ku mendohet se ka pasur si drejtim një lokal që ndodhet poshtë pallateve të kësaj rruge. Sakaq, dyshohet se të paktën dy persona, të cilët mendohet se i kishin zënë pritë, i kanë dalë përpara qetësisht 36- vjeçarit.
Policia pas marrjes së informacionit se shumë pranë stacionit të trenit ka ndodhur një vrasje, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka bërë të mundur shoqërimin e më shumë se 20 personave, të cilët kanë parë ngjarjen, ndërsa ende nuk ka identifikuar autorët, shkruan “Panorama”. Sipas burimeve, mësohet se personat e pyetur si dëshmitarë nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen duke argumentuar se nga errësira nuk kanë parë asgjë. Sakaq, “Panorama” ka siguruar edhe foton e cila identifikon viktimën.
POLICIA JEP DETAJE TE REJA:
Më datë 01.10. 2016, në afërsi të stacionit të trenit, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erion Millo, 37 vjeç, banues në Elbasan. Grupi hetimor, pas marrjes së njoftimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për kryerjen e veprimeve hetimore dhe proçeduriale. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Dy (2) gëzhoja, kalibër 7.65 mm Policia ka shoqëruar 9 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78 dhe 278/3 të Kodit Penal.