Kryeministri Edi Rama ka folur sërisht për importin e mbetjeve
Në rubrikën e përjavshme ‘Komunikim javor’, kryeministri Edi Rama në një video-mesazh për ligjin e mbetjeve ka bërë të ditur për publikun se qeveria është e angazhuar për një Shqipëri më të pastër.
Ndër të tjera kryeministri Edi Rama e krahasoi Partinë Demokratike me ‘gogolin’ që tremb fëmijët.
“Të dashur miq, e kthyer në një shkretëtirë idesh dhe mbetur rrugëve pa një lidership dhe pa kurrfarë programi, e katandisur në një grupim politik që e kalon çdo ditë duke shpifur dhe të frikësojë shqiptarët për drogën, ilaçet, maturën, plehrat, PD ka marrë përsipër të marr përsipër të bëjë rolin që ‘gogoli’ luan për fëmijët. Në botën e qytetëruar dallimi mes plehrave që digjen apo groposen dhe mbetjeve të konsumit të përditshëm që riciklohen për të mbrojtur mjedisin nga ndotja është një allim i qartë si nata me ditën. Këtë sakëllidi e kanë të qartë edhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptar.
Madje kjo ishte e mira e madhe e debatit të këtyre ditëve e cila kapi kulme halucinate për shkak të orkestrimit politik-meditak përmes një alarmi fals. Ne nga ana jonë, me qartësi dhe mund të madh për të pastruar sektorin e energjisë nga hajdutëri dhe borxhet e fshehura dhe për të hapur rrugë drejt rritjes së qëndrueshme të ekonomisë, për të pastruar rrugët e të ardhmes së vendit tonë nga epidemia e ndërtimeve pa leje, ne jemi të vendosur.”, tha Rama.
Ai theksoi se ka dallim mes plehrave që digjen dhe atyre që riciklohen. Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se ka përpjekje politiko-mediatike për të frikësuar njerëzit.