Shoferi pa patentë aksidentoi për vdekje adoleshentin korçar, ja çfarë thonë dëshmitarët

0
259
Makina hipën mbi trotuar në një nga rrugët e qytetit të Korçës, duke përplasur për vdekje adoleshentin.
Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, në lagjen 4 të qytetit të Korçës.
Mësohet se Qani Hasankolli ka qenë duke ecur në trotuar së bashku me një shokun e tij kur është përplasur nga makina, e cila lëvizte me shpejtësi. Sipas të dhënave, 17-vjeçari Hasankolli ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4, në Korçë, pranë varrezave të qytetit, ku Muharem Myftarago, rreth 25 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, me targa AA 653 IV, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme gjimnazistin.
Dëshmitarët thanë se autori ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në rrugë dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me trotuarin, ku edhe i riu po ecte normalisht.
Shpejtësia e tepërt ka bërë që makina të kapërcejë mbi trotuar dhe të goditet jo vetëm me pemët, por edhe të përplasë me forcë 17- vjeçarin, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e kokës çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme, raporton Panorama.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e shkaktarit të këtij aksidenti. Nga të dhënat e Policisë mësohet se autori Myftarago po e drejtonte automjetin i papajisur me leje drejtimi.