Në të vërtetë, “pseja” e një pyetjeje të tillë është shumë herë më e ndërlikuar sesa mendonim. Megjithatë, falë një pune të madhe të kërkuesve të Universitetit të Teksasit, ne mund të mësojmë shumë rreth arsyeve kryesore që i shtyn çiftet “të zhyten” poshtë çarçafëve.
Është renditur një numër i pafundmë argumentesh, mendimesh, dhe arsyesh se përse njerëzit bëjnë dashuri, të paktën, sipas asaj që raportohet në revistën e muajit gusht ” Archives of Sexual Bevaviour”.
Siç mund të mendohet, surprizat s‘kanë të sosur. Raportet intime mund të nxiten nga arsyet më të çuditshme, deri tek ato më egoistet, por edhe nga aspiratat shpirtërore më të thella.
Vetë studiuesit që arritën të hartonin një raport, David Buss dhe Cindy Mesyton, ishin ndjerë të habitur përballë faktit se sa shumë motive kishin njerëzit për të bërë dashuri. Studiuesit që analizuan sjelljet seksuale të një grupi prej 2000 meshkujsh dhe femrash treguan se arsyet shkonin nga më banalet, si dëshira për të qenë më mirë dhe për t‘iu afruar Zotit, përpjekja vetëmohuese për t‘i dhënë kënaqësi partnerit, te gjesti manipulues për të fituar diçka e deri te dëshira për të plotësuar një hakmarrje.
Shumë të pyetur tregonin se të bërit seks ishte një mënyrë e mirë për t‘u qetësuar ose për të luftuar mërzitjen, stresin, për të lehtësuar gjumin, ose për të djegur kaloritë. Disa të tjerë preferonin të “hidheshin” nxitimthi në seks, për të shmangur debatet me partnerin, të cilat mund ta vinin në rrezik marrëdhënien, të tjerë e përdorin këtë “armë” për të gjetur një arratisje nga zhgënjimet e jetës së përditshme, ose të tjerë akoma, për t‘iu fshehur problemeve në përgjithësi dhe vetëm pak persona qenë të bindur se të bësh seks është mënyra më e mirë për të përballuar problemet që i përkasin çiftit, dhe të tjerë akoma që e zgjidhnin dashurinë thjesht … “për të kaluar dhimbjen e kokës”, sepse ai funksionin më mirë, sesa një kurë ilaçesh me aspirina.
E nëse arsyet që i shtyjnë meshkujt dhe femrat për të bërë seks janë shpesh të pazakonta dhe pak “fetare”, po aq të çuditshme janë edhe ato për të cilat studiuesit shpjegojnë se seksi është një proces i nevojshëm.Buss dhe Mesyton ishin mahnitur kur kishin konstatuar se shumë prej njerëzve kishin edhe arsye të llojit, si “dëshiroj t‘i ngjis partnerit një sëmundje seksualisht të transmetueshme”, megjithatë, për fat të mire, kjo renditej në fund të listës së arsyeve të dhëna nga meshkujt dhe femrat.
Gjithashtu, nga fundi renditej edhe arsyeja për t‘u “hakmarrë ndaj partnerit”. Një tjetër habi ishte edhe ndikimi i Venusit ose i Marsit. Me fjalë të tjera, meshkujt dhe femrat nuk ndryshonin shumë në mendime nga njëri-tjetri, për sa i përket motivit se përse bënin dashuri. Të dyja sekset veçonin “tërheqjen ndaj partnerit” si arsyen numër një që i shtyn ata të “futen” nën çarçafë.
Me të vërtetë, 20 nga 25 arsyet më të shpeshta ishin të njëjta si për burrat, ashtu edhe për gratë. “Nga studimi u konfirmuan edhe gjëra që diheshin më parë, si meshkujt kërkojnë të bëjnë seks për kënaqësi fizike, ndërsa gratë duan dashuri. Një femër bën seks, përgjithësisht, sepse është e dashuruar, ndërsa një mashkull e bën këtë, edhe pse ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, kërkon të shtojë numrin e partnereve.
Si fillim autorët pyetën një grup prej 444 grash dhe burrash me moshë nga 17-52 vjeç dhe u kërkuan atyre të gjitha arsyet që i kishin shtyrë ata drejt marrëdhënieve seksuale. Ata nxorën më shumë se 700 arsye, të cilat aktualisht u seleksionuan për t‘u bërë vetëm 237. Pas tyre erdhi një grup i dytë, i përbërë nga studentë universitarë, vajzat dhe djemtë, të ndarë nga njëri- tjetri, u pyetën për të renditur arsyet sipas rëndësisë. Studiuesve iu deshën plot pesë vjet për të arritur në një përfundim kaq të rëndësishëm. Burrat ishin më të prirur të bënin seks me gra që kishin poste më të larta se ata, për shkak se dëshironin të ngriheshin në pozitë. “Megjithatë, e di se të bësh dashuri ka pasoja në reputacion.
Vura re se si njerëzit, sidomos meshkujt, motivohen të bëjnë dashuri për një rritje reputacioni ose statusi social”, tha Buss. Por edhe arsye të tilla, si eksitimi ose kënaqësia shfaqeshin në top-listën e dhjetë arsyeve më të forta për këtë çështje. Arsye të tjera që i përmendnin të dyja sekset ishin: edhe “isha i pirë”, “më ndihmon të fle”, “e bën partnerin/en tim/e të duket i/e fuqishëm/e”, “të djegësh kalori”, “për të kthyer një nder” dhe, në fund “për të ndryshuar temën e bisedave”, pa harruar gjithashtu “dikush po më sfidon”.
Në fund lind sërish pyetja, përse na duhet t‘i dimë të gjitha këto:? Përgjigjja: së pari, për të pasur më shumë informacion rreth edukatës seksuale dhe, së dyti, për t‘i ndihmuar kërkuesit që të studiojnë sjelljet e ndryshme njerëzore. “Po ashtu, nëse ju i dini mirë arsyet që i shtyjnë njerëzit për të bërë dashuri, ju mund t‘u jepni atyre pa frikë një këshillë, si për shembull, nëse keni ndër mend të shkoni me ndonjë partner ose partnere të rastit, atëherë mos harroni të përdorni prezervativ, sepse ka edhe nga ata që mendojnë të bëjnë dashuri me dike, vetëm për t‘i ngjitur sëmundje seksualisht të transmetueshme tjetrit.
Por nëse ata thonë se po e bëjnë për hakmarrje, ose për të rritur statusin e tyre social, atëherë ju duhet të gjeni një tjetër strategji”, përfundon Menston. Por, teza e përkrahur nga të gjithë është se një jetë aktive nën çarçafë, ju bën të ndiheni shtatë vite më të rinj dhe funksionon si eliksir i shëndetit.
20 arsyet që meshkujt thonë se i shtyn të bëjnë dashuri:
Dehja
Tërheqje nga partneri
Të ndjerit mirë
Partnerja me të cilën përfundoi në krevat puthte shumë mirë
Bukuria
Dëshirë për të shprehur afeksion për partneren
Për t‘u qetësuar
Eksitimi i momentit
Dëshirë për t‘i shprehur dashurinë partneres
Dëshirë për të arritur në orgazëm
Dëshira për të provuar “teknika” të reja seksuale
Tërheqje nga paraqitja fizike
Kërkimi i kënaqësinë së vërtetë
Për shkak të një çmendurie të momentit
Dëshirë për emocione të zjarrta
Është eksituese, aventurë e bukur
Partnerja ka një trup të bukur
Ishte një rast i veçantë
Partnerja është shumë simpatike dhe tërheqëse
Hormonet nuk mund të kontrolloheshin
Thjesht ndodhi
20 arsyet e femrave
Tërheqje nga partneri
Kërkojnë të tregojnë ngrohtësi
Kërkojnë të japin dashuri
Sepse ndihen të dashuruara
Në një moment “hot”
Kërkojnë të kënaqin partnerin
Dëshirë për emocione të veçanta
Tërhiqen nga pamja fizike
Në një ambient romantik
Kur festojnë datëlindjen
Partneri ishte inteligjent
Partneri dukej shumë i vendosur në vetvete
Të mësojnë më shumë rreth edukatës seksuale
Mënyrë e mirë për të “prezantuar” veten
Për t‘u qetësuar
Hormonet nuk mund të kontrolloheshin
Erdhi si diçka spontane
Thjesht ndodhi
Finalizimi pas puthjeve të zjarrta.