Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në qytetin e Vlorës ku nga operacioni do të përfshijë prishjen e së paku 100 objekteve me funksione të ndryshme, banimi dhe shërbimi.
Këto objekte janë të madhësive dhe sipërfaqeve të ndryshme, një, dy dhe tre katëshe. Ndërhyrja e IKMT bëhet në kuadër të projektit “Ndërtim dhe sistemim I rrugës “Gjykata-Akademia e Marinës” dhe rruga “Duro Shaska” deri tek “shtatë pallatet”.
Operacioni I IKMT parashikohet të vazhdojë dy deri në tre javë, ndërkohë që shumë prej objekteve janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi. Deri tani nuk është regjistruar asnjë incident.