Papa lëshon “bombën” e radhës në mbështetje të homoseksualëve

0
168

Papa Francesku ka lëshuar deklarata të forta në mbrojtje të komunitetit LGBTI, duke thënë edhe një herë përpara gazetareve se ne të gjithë duhet t’i pranojmë homoseksualët dhe transgjinorët.

“Të dënojmë homoseksualët është njësoj sikur të dënojmë të divorcuarit”, tha Papa.

“Personave u duhet ndenjur pranë siç bën Jezusi. Kur një person që ka këtë gjendje arrin para Jezusit, ai me siguri nuk do t’i thotë: ik sepse je homoseksual”, tha Papa.
Duke dashur të sqaroje deklaratën e një dite më parë, Papa Francesku tha se ju duhet të kuptoni që Papa nuk do të shenjtërojë transgjinoret.

“Kemi të bëjmë me një çështje morali njerëzor që duhet të zgjidhet, por gjithmonë me mëshirën e Zotit”.

Por kreu i Vatikanit ka ndarë trajtimin e këtyre personave nga Kisha, nga edukimi që po futet në shkolla mbi të ashtuquajturën teoria gjinore.

“Nuk duhet t’i mbyllim askujt derën dhe duhet të heqim dorë nga kolonizimi ideologjik që bëhet nëpër shkolla duke imponuar ndryshimin e mentalitetit tek studentët”, theksoi Papa, në diskutimin me gazetarët.