Komplekset mund të jenë pengesë për shumë gjëra në jetë, në këtë rast ato janë bërë pengesë edhe për të patur një partner.
Kjo i ka ndodhur vajzës me emrin Hannah, e cila ka shprehur problemin e saj të sikletshëm për “E4 show”. Hannah tha se për shkak të qimeve të zeza dhe të trasha në stomak dhe në gjoks, nuk mund të kishte një të dashur.
“Është kaq e sikletshme, në të vërtetë nuk mund t’ia them nënës time”, tha ajo.
“Kur është fjala për verën është me të vërtetë e vështirë sepse unë nuk mund të blej bikini pasi ndihem sikur duhet të mbulohem gjithë kohës. Kjo ndikon edhe në jetën time sentimentale. Unë kurrë nuk kam dalë në një takim. Jam shumë e vetëdijshme për këtë. Nëse ata nuk mund ta shohin atë, si psh., kur ne jemi në errësirë, kam frikë se ata do ta ndiejnë atë”, shtoi ajo.
Stafi i programit mbeti i habitur kur Hannah hoqi këmishën e saj duke treguar problemin e saj.
“Kjo është në gjoks, si dhe në fytyrën time. E kam provuar për ta hequr me piskatore, por është kaq e vështirë dhe është e kushtueshme nëse dikush tjetër mund ta bëjë atë.”