Detaje të reja rreth arrestimit me kokainë të 3 të rinjve tek Pazari i Ri, si u rrezikua jeta e policëve …

0
242

Policia e Tiranës jep detaje mbi operacionin e sotëm te Pazari i Ri, ku u kap rreth 700 gram kokainë, si dhe u arrestuan tre persona.

Nga operacioni i koduar “Telefonata e fundit “, është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.

2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë

3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga Specialistët e Narkotikëve dhe mbajties nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre, ku sot më datë 04.10.2016, në rrugën “5 Maj”, shtetasit e lartëpërmendur po udhëtonin në mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Erald Dodaj.

Në momentin e ndalimit  nga policia, shtetasi Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy  të tjerëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte  lëndë të dyshuar narkotike “Kokainë”, me peshë 659 gramë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.

– 50 gramë lëndë e dyshuar  narkotike e llojt Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geçi)

– 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT

– 1 automjet tip “Ford”

– 4 aparate telefonik të llojeve të ndryshme

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here