Një shofer i dehur në Elbasan nuk ka pranuar të zbresë nga makina dhe pse është kapur nga Policia Rrugore e Elbasanit në faj. Ndaj, policia u detyrua t’i vërë prangat 54 vjeçarit me emrin Ilirjan Qafleshi, banues në Elbasan duke i komunkuar jo një, por dy shkelje ligji që bëri brenda 5 minutash.
Policia tha se “arrestimi i tij, u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa AA655MJ, në gjëndje të dehur, në Lagjen “Kongresi” në afërsi të Stadiumit, ka kundërshtuar efektivat e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur parashikuar nga nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.