Grabitja e argjendarisë/ ‘Banda e Babagjyshëve’, Prokuroria kërkon 175 vite burg

0
184

‘Banda e Babagjyshëve’ mori këtë emër që nga grabitja e famshme e një argjendarie në një qëndër tregtare. Grabitësit ishin të gjithë të veshur si babagjyshë. Sot Prokuroria ka dhënë pretencën e saj  për anëtarët e bandës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 28 vite burg për Sajmir Kalën, një nga 11 anëtarët e Bandës së Babagjyshëve. Sajmir Kala akuzohet për dy grabitje me armë në Tiranë dhe Dibër, por ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Banda e Babagjyshëve drejtohej nga Ilir Kupa.

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 6 anëtarë të tjerë të bandës, mes tyre dhe kreun e saj Ilir Kupa, duke kërkuar në total 175 vjet burg.

Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale të vjedhjeve, kryesisht argjendari të kryera në Shqipëri por dhe në Maqedoni. Ata përdornin maska, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here