Kolumbi/ Presidenti përpiqet të ruajë akordin e paqes

0
157

Pas votës kundër nga qytetarët në referendumin e mbajtur ditën e dielë, Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, po përpiqet që t’a miratojë një marrëveshje paqeje e cila do t’i japë fund një konflikti që vijon prej 52 vitesh mes forcave qeveritare si dhe rebelëve të grupimit të majtë FARC.

Kreu i shtetit dhe i qeverisë ka ngritur një skuadër negociatore e cila do të vijojë bisedimet për paqe që po mbahen në Havana të Kubës.

Santos arriti një akord paraprak nga liderin e rebelëve Tomoleon Jimenez pas më shumë se katër vitesh negociata, megjithatë për të ratifikuar marrëveshjen duhet që shumica e qytetarëve të votonin pro në referendum, gjë që nuk ndodhi.

Pikat për të cilat ranë dakord palët u kritikuan ashpër nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik, por edhe nga figura me influencë si ish-Presidenti, Alvaro Uribe, i cili drejtoi fushatën kundër. Shkak për këtë është bërë fakti se rebelët që pranojnë krimet që kanë bërë do të amnistoheshin në rast se marrëveshja do të hynte në fuqi.

Kundërshtuesit e akordit kërkojnë që të gjitha rebelët të marrin dënimin e merituar. Gjithashtu, një tjetër politikë e kundërshtuar është fakti se për dy legjislaturat e ardhshme, grupimit FARC do t’i garantoshehsin 10 vende në Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit të Kolumbisë.

Ende nuk dihet nëse palët do të mund të arrijnë një marrëveshje të re dhe të ndryshuar, por në deklaratat e dhëna për mediat, lideri i rebelëve, Tomoleon Jimenez, ka deklaruar se ai vazhdon të jetë pro idesë së vendosjes së paqes. Përgjatë konfliktit që vijon tashmë prej dekadash, kanë humbur jetën mijëra njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here