Maliq/ Qytetari i ankohet Ramës: Kam një problem, kërkojnë të më eleminojnë

0
195

Një ankesë e çuditshme i ka ardhur kryeministrit “live” para të gjithëve nga një fermer gjatë vizitës së tij në Maliq ku zhvilloi një bashkëbisedë me qytetarët e zonës.

Në momentin kur Rama mbaroi fjalën e tij, duke i ftuar qytetarët për të folur, një burrë mori mikrofonin sepse sipas tij kishte një çështje të rëndë.

“Kam një problem shumë të rëndë, kërkojnë të më eliminojnë fzikisht!”. Ishin këto fjalët e një banori të Libonikut në Korçë përpara kryeministrit Edi Rama në një takim për tokën bujqësore. “Kam një problem shumë të rëndë. Kërkojnë të më eliminojnë Òzikisht për një problem me tokën e marrë sipas ligjit 7501. Petrit Kupja me shokë, komuna Libonik, s’më nxirrnin titull pronësie, për karburant, por pa asnjë letër. Zarbat me shokë e kanë ndarë Shqipërinë si në vitin 1913. Të gjitha gjykatat, po i bie shkurt…” Në këtë moment është ndërprerë sinjali nga ana e regjisë së kryeministrit duke bllokuar transmetimin “Live” dhe duke bërë që edhe televizionet të ndërprisnin transmetimin. Ende nuk dihet kush e ka kërcënuar banorin e indinjuar që jetonte në Maliq dhe si qëndron çështja. Pas rikthimit të sinjalit ka qenë një tjetër banor duke folur./JOQ