Tre shkencëtarë britanikë kanë arritur të fitojnë Nobelin në Fizikë për vitin 2016.
Akademia Suedeze ka shpallur tre fituesit, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, duke theksuar se të tre shkencëtarët e fituan çmimin për zbulimin e sekreteve të materies ekzotike. Ata kanë përdorur metoda të avancuara matematikore për të studiuar fazat e pazakonta të materies. Çmimi Nobel në Fizikë është dhënë 110 herë që nga viti 1901.
Të tre shkencëtarët do të ndajnë mes tyre një vlerë prej 727 mijë paundësh