Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh punon për Fondacionin Clinton në Nju Jork.
Javën e shkuar, ajo kërkoi leje nga puna, pasi i duhej të shkonte në Shqipëri, duke treguar se arsyeja pse dëshironte të vizitonte vendlindjen, ishte 85 vjetori i gjyshi të saj në Tropojë.
Dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf. Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër, të firmosur nga vetë ish Presidenti amerikan, Bill Klinton.