Basha në Berat: “Rama nuk mbajti asnjë premtim, dha 100 milion euro për miqtë e tij”

0
147

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Berat ku tha se Edi Rama pas 3 vitesh nuk mbajti asnjë premtim, nuk bëri asgjë për bujqësinë dhe tani ju kërkon të marrin kredi, ndërkohë që ju kishte premtuar subvencione. Basha tha se paratë që shkojnë në xhepat e miqve të Ramës përmes tenderave korruptivë dhe investimeve të luksit do të mjaftonin për të subvencionuar çdo fermer në Shqipëri për dy vite me radhë.

“Pasi e ka telendisur, e ka lodhur, e ka varfëruar në pikën ku i ka zhytur në borxh pas borxhi, ka dalë t’iu thotë fshatarëve që me të vërtetë s’kam bërë gjë për fshatin por tani po ju hap mundësinë që të merrni kredi. Po shteti i këtij 100 milionë euro iu dha 11 njerëzve, klientë të Edi Ramës, ndërtuesit të vilës së Surrelit, ndërtuesit të vilës së Dardhës, ndërtuesit të vilës së Durrësit dhe një grusht sadrinjsh. Për 1.5 milionë fermerë nuk paska subvencione? 92 milionë të tjera i bëri rrush e kumbulla për zyra, për kolltuqe, për perde, për makina. A për fermerët nuk paska? Për fermerët shkoni e merrni kredi. Ed mashtruesi ka hapur thesin e gënjeshtrave se po vjen ora e përballjes me qytetarët dhe e di fare mirë që jo vetëm nuk ka përmbushur asnjë premtim, por iu ka rënë hasha të gjithë premtimeve që iu ka bërë duke përfshirë së fundmi edhe çështjen e importit të plehrave” – tha Basha.

Basha premtoi 100 milionë euro subvencione direkte për fermerët kur PD të vijë në pushtet.

“Programi ynë për bujqësinë do të përbëjë 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku një pjesë do të shpenzohet për infrastrukturën në funksion të zhvillimit rural, kanalet vaditëse, ujitëse, rrugët e aksesit, tregjet, infrastrukturën përpunuese. Dhe 100 milionë euro do të jepen subvencione kapilare për fermerët, jo për grumbulluesit, as për importuesit një grusht njerëzish që hanë e pinë në mensën e Kryeministrit, por për fermerët si zgjidhja jonë ku djersa e fermerit, e blegtorit, e peshkatarit, e bletarit të kthehet në mirëqenie për të, të kthehet në mirëqenie për familjen e tij dhe të shtojë vendet e punës” – tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here