Nga Nebil Çika
Ne kuadrin e 25 vjetorit të rihapjes në Tiranë të ambasadës së SHBA – Presidenti Nishani dekoroi diplomatin e njohur ambasadorin l Christopher R. Hill ( Kris Hill) me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ,duke nderuar kështu kontributin e madh te tij për Shqipërinë dhe shqiptarët. Personalisht mu bë qejfi shumë që z. Hill u nderua me këtë dekoratë te larte të Shtetit Shqiptar pasi mendoj se ai e meriton si pak kush, shqiptarë e te huaj, një nder si ky. Kris Hill është jo vetëm diplomati qe rihapi ambasadën por edhe një mik i madh e i veçantë i Shqipërisë dhe shqiptareve .Nuk dua te merrem sot me faktet historike e kontributet e z. Hill në ndihme te kombit e popullit tonë por do të sjelle një përvojë personale me të , qe me ka lënë mbresa të jashtëzakonshme por edhe ka ndikuar shume në perceptimin tim , personal e profesional, për marrëdhëniet shqiptaro – amerikane dhe veçanërisht rolin amerikan në mbrojtjen e interesave tona kombëtare .
Ishte vitin 1994. Ne atë kohë unë botoja dhe drejtoja ne Sarandë gazetën “Saranda” një e përjavshme, botimi i të cilës u ndërpre në 1997 për shkak te shkatërrimit te infrastrukturës nga revolucioni komunist i asaj kohe . Një ditë më lajmërojnë se ne Këshillin e Rrethit , kishte mbërritur , për mua , një ftese për drekë nga një delegacion i ambasadës USA në Tiranë, ku përcaktohej edhe vendi , data e ora . E konfirmova me kënaqësi ftesën dhe ne ditën e orën caktuar ne restorantin e Hotel “Butriniti” ( turizmi siç e quanim ne atëherë ). Ishin tre diplomate ,ambasadori i asaj kohe Rayerson , Kris Hili dhe një tjetër emri i të cilit nuk me kujtohet . Ishte takimi i parë me ta dhe kuptohet që njeriu vetvetiu krijon një lloj distance, qofte edhe etike, për me tepër kur takohej me diplomate te një vendi kaq te madh e të veçantë . I lindur dhe rritur ne një familje te njohur antikomuniste isha dhe jam , pothuaj i dashuruar me Amerikën, për shkak të vlerave që ajo mban kampion i demokracisë, por edhe atë që ajo ka bërë për vendin e kombin tim . Isha me fat që në familje me kishin mësuar tjetër gje për Amerikën nga ajo qe u mësohej ne shkolla e ne shumicën e familjeve , ne kohën e komunizmit fëmijëve shqiptar . Kjo me bënte të ndjehesha i afërt ende pa i takuar ata megjithatë me befasoi thjeshtësia e tyre e komunikimit qe eliminoi distancat që në fillim të bisedës . Z. Ryerson ndenje pak dhe mori leje e u largua m siç tha për të shëtitur e parë Sarandën . Biseda vazhdoi me vone për rreth dy orë a me shume me z. Hill .
Ishte një bisede shume serioze ne një situate politike delikate, per shkak te një acarimi te madh te marrëdhënieve Shqipëri- Greqi , “fushëbeteja “ e se cilës ishte Jugu dhe veçanërisht Saranda . Z. Hill me habiti , fliste shume mire shqip dhe greqisht, por siç më tha , edhe serbokroatisht . Para se te vinte ne Tirane kishte qene diplomat ne Athinë dhe Beograd gje qe do te thoshte e njihte mirë Ballkanin dhe problemet e tij . I ndërruam disi rolet , me shume pyeste ai dhe un i jepja shpjegimin e opinionin tim. Me shume se për atë që ndodhe në fakt ishte i interesuar për opinionin , analizën time perse ndodhin dhe si mund te zgjidheshin problemet qe po diskutonim . Nuk po zgajtem me bisedën atë qe i thash un pasi tani pas 22 vjetësh nuk ka më rendësi por sigurisht qe ka rendësi ajo qe me tha ai ne te paktat pyetje qe i bëra un , pasi siç thash i kishim ndryshuar disi rolet ton profesionale . Diku nga fundi i bisedë duke vene re e respektuara kureshtjen time personale e profesionale me te qeshur më tha : Kemi ndërruar rolet me duket , më bëj dhe ti ndonjë pyetje se ti je gazetari ! Sigurisht qe ne fillim mendova shume pyetje për të por gjatë bisedës shume prej tyre ranë pasi u benë tema te sajë. Koshient për rolin e SHBA në botë e rajon por edhe për afërsinë e mendimeve tona gjatë bisedës për shume çështje, vendosa ti beja një pyetje te drejtpërdrejtë: Çfarë keni ndërmend te bëni me Shqipërinë ? Me dha një përgjigje qe ne atë kohe nuk do te guxonte ta jepte as politikani me atdhetar shqiptar gjë që ndikoi shume ne bindjen e analizën time te mëvonshme si gazetar për sa i përket çështjes kombëtare: Do te jap një përgjigje , por jo për ta botuar ne gazete – me tha : “Ju shqiptarët keni një zakon te bukur qe e kemi edhe ne amerikanet dhe që e aplikojmë edhe ne politiken e jashtme. Ne se zini një mik diku , ne një fshat , qytet apo zonë , doni që ai të jetë më miri, me i bukuri , me i pasuri , me i forti etje cilësi si këto . Në se ne amerikanët vendosim qe shqiptaret te jenë miqtë tanë ne rajon , gje qe ka gjasa të jetë vendosur, ata do jenë pa dyshim me te fortët,me te bukurit me të pasurit etje “ .
Më gëzoi pa masë por edhe kjo përgjigje e tij. Pikërisht ajo qe un besoja e prisja nga SHBA për vendin tim . Por edhe me tronditi dhe me vuri edhe ne siklet pasi me diplomaci me dha një leksion historik .Un e pyeta : Çfarë do bëni me Shqipërinë ?.Ai me elegance ma zgjeroi gjeopolitikisht përgjigjen , përdori termin “shqiptarët” , pra ata në te gjithë hapësirat etnike Kosove , Maqedoni , Mal te Zi , Presheve e Çamëri , kudo ku jetojnë, ata , Shqipërinë etnike. E kuptova që ata kishin një plan në mbështetje të shqiptarëve gjëra qe me vonë u bene realitet me çlirimin e Kosovës , marrëveshjen e Ohrit ne Maqedoni , etje zhvillime qe z. Hill si ambasador ne këtë periudhe ne Shkup ka rol parësor e kam admiruar dhe e admiroj ende për këtë qëndrim .Folëm edhe gjera te tjera me kushtin e “ mos botimit në gazetë “ por ky që thash ishte thelbi i tyre .
I kërkoj ndjese z. Hill qe sot “po e pres në besë” e ja botoj por për kohën qe ka kaluar dhe faktin qe një pjese e madhe e sajë që me tha atëherë sot është bere realitet nuk besoj se kam nxjerrë ndonjë “sekret” të madh . Pas kësaj përgjigje bindja dhe analiza ime për çlirimin e Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare , bashkim kombëtar u bene gjithnjë e me te forta. Ne kohen qe Kris Hill me tha këtë gjë asnjë nga politikanet shqiptar , përveç Ibrahim Rugovës, nuk guxonin te artikulonin të tilla gjera. Maksimumi që kërkonin . ishte autonomia e Kosovës si ne kohen i ish Jugosllavisë . Kur un dhe dy apo tre te tjerë gazetare profesionistë shkruanim para vitit 1999 dhe parashikonim çlirimin e Kosovës apo bashkimin e trojeve shumica e kolegeve dhe politikaneve na etiketonin për ekstremiste , utopiste apo me keq , na merrnin për te çmenduar!
Por sot shqiptaret kane arritur një pjese te mirë te asaj qe z. Hill me tha mua në 1994 , Kosova është çliruar e është bere shtet i pavarur. Shqipëria është anëtar i NATO kur disa nga fqinjët tanë nuk e kane këtë status politik e ushtarak , shqiptaret ne Maqedoni janë në qeverisje dhe kane një traktat te firmosur me maqedonasit për bashkëpronësinë mbi shtetin e Maqedonisë, te njohur si “Marrëveshja e Ohrit” , vepër e drejtpërdrejtë e Kris Hillit dhe SHBA-ve .
Kam idenë nga ajo bisedë ne vitin 1994 qe z.Hill ishte ne një mendje me mua për Kosovën gje qe e konfirmoi këto dite publikisht . Un atëherë dëshiroja e mendoja bashkimin me Shqipërinë si zgjidhjen e vetme e besova se këtë mendonte edhe ai . Kujt mund ti shkonte mendja there tek një zgjidhje kaq e ngatërruar sa krijimi i dy shteteve shqiptarë .
Mu duk i keqardhur për këtë zgjidhje dje .kur deklaroi se Shqipëria nuk donte të ishte bashkë me Kosovën duke , ja lenë fajin e mos-bashkimit politikës shqiptare . Un e besoj per ate që thotë. Sigurisht ai e ka fjalën për Shqipërinë politike jo popullin e thjeshtë i cili ka qene e mbetet ende me atdhetare se politikanet e tij . Ne kohen kur vendosej për Kosovën ne pushtet ishin ish komunistët . Nano kundër vullnetit amerikan dhe kundër interesave shqiptare takoi Millosheviçin në Kretë , ku u th shqiptareve te Kosovës se kryeqyteti i tyre ishte Beogradi . Ben Blushi , ish zëvendësministër i jashtëm dekonspiroi ne publik një bisede sekrete midis Sekretares Amerikane të Shtetit Madalene Olbriajt dhe Ilir Metës ku qeveri shqiptare njoftohej për planin e ndërhyrjes ushtarake amerikane ne Kosovë . Gazetare politikane , gazetare ,analiste te njohur te se majtës ishin hapur kundër çlirimit e pavarësisë së Kosovës. Opozita demokratike, nuk ishte kundër por as nuk e artikulonte si nocion bashkimin .
Maksimumi qe kërkonte Berisha publikisht ishte “autonomia” si në kohen e ish Jugosllavisë , vetëm Rugova ishte i qarte kërkonte çlirimin nga Serbia. Hilli si diplomat i SHBA mund të ketë informacione te tjera te qenies kundër bashkimit me Kosovën te drejtuesve politike te Shqipërisë dhe Kosovës, dhe fakti qe deklarata e tij për këtë çështje , nuk është përgënjeshtruar nga askush e bën atë edhe me te besueshëm . Për një gjë un jam i sigurt , që Kris Hill mendonte si zgjidhje bashkimin , Shqipërinë e Madhe, siç thotë ai qe ne vitin 1994 gje qe nuk mendohet e as pranohet ende nga shume politikanë shqiptarë . Nuk e di por kush ka pasur fatin , ta njohë , ta takojë besoj se ndan te njëjtin mendim me mua për të e mund ta konfirmoje ate qe un mendoj sot për të: Përtej detyrës se diplomatit ai e do këtë vend e komb me shume se shumë politikanë shqiptarë . I qeshin sytë kur flet për shqiptarët !