Makina elektrike për policinë. Tahiri: Kanë shumë pak kosto

0
185

Duke filluar nga sot, Policia e Shtetit do të ketë makina të reja, elektrike. Gjatë prezantimit të flotës së re të mjeteve të Policisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se kjo është një reformë në rëndësi, që synon përmirësimin e shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Duke theksuar se me këtë hap, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që vë në dispozicion të policisë mjete të tilla, Tahiri tha se këto makina kanë shumë pak kosto.

“Ne besojmë se mënyra më e mirë për të rritur shërbimin e policisë ndaj qytetarëve është duke rritur kapacitetet e saj. Kjo nevojitet edhe me forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe infrastrukturore. Sot ne jemi në betejën me të madhe që jemi, është ajo me mentalitetin e së shkuarës, dhe jo vetëm beteja me paligjshmërinë, me kriminalitetin.

Sot qytetarët janë të barabartë para ligjit. kemi thyer murin e pandëshkueshmërisë për të gjithë ata që vidhnin energjinë elektrike. Sot prezantojmë një reformë të re në policinë e Shtetit, që e bëjnë atë më të veçantë në rajon. Policia nga sot do të ketë makina elektrike që nuk harxhojnë asnjë litër karburant, furnizohen me korrent, nga priza e shtëpisë, dhe nuk harxhojnë shumë.

makina-bateri makina-me-bateri

Harxhojnë sa për një kafe në ditë, dhe kërkojnë shumë pa mirëmbajtje. Kjo është mbi të gjitha një kthesë e madhe në mentalitet, duke hapur një rrugë të re drejt makinave që kursejnë dhe mbrojnë mjedisin”, tha Tahiri.

E ndërsa shpjegonte efektet që do të sjellë në buxhet përdorimi i këtyre mjeteve, ministri Tahiri nuk ngurroi të “ngacmojë” edhe ish-ministrin Flamur Noka.

“Kush e imagjinonte që Flamur Noka mund të çonte ndër mend makinat elektrike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here