Nëna e re vdes në spital 24 orë pas lindjes së fëmijës së parë (FotoO)

0
229

Një nga ditët më të bukura të jetës së saj kthehet në tragjedi për familjen e Annalisa Casali. Gruaja 36 vjeçe në fakt vdiq vetëm 24 orë pas lindjes së djalit të saj në një spital të Firences.

Sipas medave italiane, 36-vjeçarja u shtrua në maternitet natën mes të shtunës dhe të dielës dhe brenda disa orësh kishte lindur me lindje normale fëmijën e saj. Por diçka shkoi keq, menjëherë pas lindjes, gruaja filloi të ndjehej keq dhe të mbulohej nga djersët.

Nga hetimet klinike u zbulua se ajo kishte pësuar një çarje të shpretkës dhe mjekët vendosën ta fusnin me urgjencë në një “operacion kirurgjik”.

Dukej se ndërhyrja kirurgjikale shkoi mirë dhe pacientja u transferua në njësinë e kujdesit intensiv, por për fat të keq menjëherë pas kësaj gjendja u përkeqësua përsëri.

Të hënën në mëngjes një hemorragji e re ka detyruar mjekët për një ndërhyrje të re, por zemra e Annalisas nuk e ka përballuar dot duke u ndarë nga jeta në orën 7 ë mëngjesit.

Një lajm i tillë i copëtoi zemrën familjes së saj dhe veçanërisht bashkëshortit Gabriel i cili tani do të duhet ta rrisë i vetëm pa nënë Samuelin e vogël.

Rasti i vdekjes së nënës 36 vjeçare është ende i hapur duke u hetuar, dhe për trupin e Annalisas është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here