Sierra dhe Dustin Yoder janë prindërit e 2-vjeçarit Bentely, i cili ka lindur me një problem të rëndë shëndetësor.
Gjithçka nisi kur nëna e fosnjës shkoi në spital për të parë gjininë e fëmijës dhe mori lajmin e trishtë se fëmija i saj kishte një problem në zhvillimin e trurit dhe mjekët menduan se ai nuk do të jetonte gjatë pas lindjes. Foshnja ishte diagnostikuar me sëmundjen “encephalocele” që prekte 1 në 10.000 foshnje.
Kjo sëmundje bën që truri të zhvillohet jashtë kafkës së kokës dhe bluzat e bardha këshilluan çiftin e ri të bëheshin gati për funeralin. Në ditën e caktuar për abortin, nëna ndërroi mendje dhe instikti i saj rezultoi shumë i drejtë.
Tani Bentely është 2 vjeç dhe gëzon shëndet të plotë dhe rritje normale të organizmit të tij. Të gjithë janë befasuar nga rasti në fjalë. Falë një operacioni të realizuar nga mjekët e spitalit të Bostonit, 2-vjeçarit i është krijuar një kafkë artificiale si mburojë për trurin që ndodhej jashtë kafkës.
“Jemi të lumtur që Bentley pati shansin e dytë në këtë jetë. Falënderojmë ‘Boston Children’s Hospital’ që nuk hoqën dorë nga ne dhe djali jonë”, – shkruajnë prindërit në një letër falënderimi.