Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar mbi rendin dhe sigurinë në vend.
Në një postim në fb, Basha thotë se rendi dhe siguria kanë rënë, duke sjellë në vëmendje vrasjet në qarkun e Shkodrës dhe Korçës, por edhe zhvillimet mbi kanabisin.
Basha: “Dita sot nis me dy të vrarë, një në Shkodër dhe një në Korçë. Ndërkohë dje policia me urdhër të Ramës e Tahirit i ka bërë rezistencë drejtësisë, duke penguar hetimin e duke mbrojtur 11 tonelata me drogë në Vlorë. Një bandit i qeverisë i del para prokurorit me armë në dorë në Mat duke i prerë rrugën drejt parcelave me kanabis. Ky është shteti i Edi Ramës, nderkohe qe ai llomotit ne Kuvend per drejtesine. Këtu ka përfunduar Shqipëria me Edi Ramen”.
Sipas Bashës, kete pasiguri ekstreme në Shqiperi e ka mbjellur Kryeministri me kanabizimin e vendit, me sprapsjen e ligjit, me rreshtimin e tij dhe Tahirit në krah të krimit.
Basha: Kur 3 shtetas u vrane me arme, dje Edi Rama nxorri një zhgarravinë duke thënë se po vendos rendin, se numri i vrasjeve është ulur. U tall me 3 jetë të humbura, si te ishin dele e jo njerez dhe u mburr me ate qe eshte deshtimi i tij i madh. Sepse rendi nuk ekziston. Rend nuk ka. Ka sundim te bandave, ka konflikt dhe vrasje me arme.
Sipas Bashës, Shqipëria do jetë pa krime, pa drogë, pa plehra vetëm pa Edi Ramën.