Këto pamje shqetësuese janë shpërndarë në internet ku shfaqin një cift të martuar teksa bien pa ndjenja në tokë pas overdozës me heroinë.
Videoja tregon një burrë të pavetdijshëm të shtrirë me shpinë, ndërsa gruaja me fytyrë në tokë. Të dy kishin marrë heroinë, dhe u morrën nga policia për tu çuar në spital.
Videoja u postua nga Courtland Garner i cili ishte duke udhëtuar me makinë kur pa çiftin të shtrirë në trotuar. Ai doli menjëherë nga mjeti dhe nisi të transmetonte në Facebook Live, pa bërë asnjë lëvizje për t’i ndihmuar.