Flet babai i nxënëses së helmuar në shkollën në Paskuqan: Nuk qëndronte dot në këmbë, s’e di nga se është helmuar

0
204

Mbetet ende e paqartë situata e ndodhur këtë të enjte në shkollën “Jashar Hoxha”, në Kamëz, ku disa nxënës kanë përfunduar në spital për shkak se janë ndier pa qejf, dyshohet për shkak të helmimit.

Por PD akuzon se helmimi ka ndodhur për shkak të tymit të hashashit. Teksa Policia në një deklaratë për mediat ka sqaruar se pas hetimeve paraprake nuk ka konstatuar asnjë bimë narkotike.

“Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Por babai i njërës prej nxënëseve në Kamëz deklaroi se vajza e tij 12-vjeçare i ka thënë se është ndjerë keq dhe kishte marrje mendsh

“Nuk qëndronte dot në këmbë, s’e di nga se është helmuar. Fillimisht na thanë që era erdhi nga laboratori i Kimisë. Më pas na thanë që era erdhi nga acidet apo dhe nga droga. Nuk e di saktë nga se është helmuar”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here