Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës u ka mbërritur së fundi një urim i përbashkët nga SHBA. Eshtë Shkëlzen Gashi, ai që përmes faqes së vet në Facebook, disa orë para ndeshjeve përkatëse, të kuqezinjve në Lihtenshtejn dhe të Kosovës në “Loro Boriçi”, ndaj kroatëve, sulmuesi i Colorado Rapids ka treguar se e përjeton situatën e dyfishtë edhe atje larg, ku është. Shqipërinë dhe Kosovën i përmbledh në një emër të përbashkët, “vllazni”, që përkon rastësisht me emrin e skuadrës së qytetit ku do të luajnë te besuarit e Albert Bunjakit, si për të ripërsëritur dëshirën e tij, “një komb, një kombëtare”. Ai vetë është pjesë e kuqezinjve të De Biazit, ishte në finalet e “Euro 2016”, por do të mungojë për dy kualifikueset e radhës.
Shpjegimi i De Biazit për mungesën e tij ka qenë i lidhur me zgjedhje teknike, ndërsa nga mediat zvicerane u përfol për një zgjedhje të vetë lojtarit, që në fundjavë ka ndeshje me skuadrën ku aktivizohet. “Vllazni, ju uroj shumë fat dhe suksese për ndeshjet!” – është urimi i Shkëlzen Gashit, i cili do të jetë sy e veshë nga Vaduzi dhe Shkodra mbrëmjen e sotme, duke pritur fiitore nga të dyja kombëtaret shqipfolëse.
https://www.facebook.com/ShkelzenGashi100/photos/a.1413978268910380.1073741827.1413976335577240/1578005399174332/?type=3&permPage=1