Zyra e shtypit e Presidentit italian Serxhio Mattarella informon se më datë 10 tetor Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani do të gjendet në Romë për një vizitë zyrtare pune.
Presidenti Nishani do të takohet me Presidentin e Republikës italiane Serxhio Mattarella në orën 12.00 të datës 10 tetor.
Në qëndër të këtij takimi do të jenë marrëdhëniet midis dy vendeve, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian e këndvështrimi mbi situatën politike ndërkombëtare.