Ka nisur sot emisioni më i ri në Ora News, “Arena”, emision i moderuar nga Dritan Hila. Tema e parë e këtij emisioni është: A duhet rithemeluar e majta?
Deputetja tashmë e larguar nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi tha në studion e emisionit se tashmë ndihej e çliruar pas largimit nga kjo parti.
E pyetur për një parti të re politike, ajo se nuk është vendosur ende, por se po konsultohen me qytetarët. “Jemi akoma në faza konsultimesh që mund të përfundojë në krijimin e një partie të re politike”, tha ajo.
Hila: A ju mungon PS-ja?
Hafizi: Pas një historie të gjatë beteje për të vendosur disa rregulla demokratike dhe një betejë e cila përfundoi pas sukses, pasi Partia Socialiste ose ajo që ne i themi Rilindja vetëm u ngurtësua në vetvete. Ky distancim nuk më jep më keqardhje por vetëm çlirim. Jam që prej 1997-s në Partinë Socialiste, por vetëm mandatin e fundit jam deputete. Pjesën më të madhe kam qenë vullnetare.
Hila: Bashkë me zt.Blushi flitet për një iniciativë të re politike? Sa e vërtetë është kjo?
Hafizi: Ne e kemi deklaruar prej disa muajsh se që në momentin kur shpresat se diçka mund të ndodhet në Partinë Socialiste u shuan me të quajturin referendumin e 9 prillit për mos zgjedhjen e kryetarit të PS-së dhe kur na u mohua e drejta të mos hapen kutitë e votimit.
Kjo është një rrymë që po rritet. Partitë politike që janë krijuar në Shqipëri kanë qenë iniciativa të një grupi të vogël, përgjithësisht, të cilat kanë shpallur nismën. Ne ndjekur një trajektore të ndryshme.
Kemi dashur të dimë se cili është mendimi qytetar dhe çfarë kërkojnë qytetarët shqiptarë të ndryshojnë për të rithemeluar sistemin politik. Jemi akoma në faza konsultimesh që mund të përfundojë në krijimin e një partie të re politike që lidhet me një numër jo të vogël njerëzish.