Raundi i dytë/ Sot shpallen fituesit, ndryshojnë procedurat, regjistrimi bëhet në tre faza

0
542

Regjistrimet për raundin e dytë nga ana e sekretarive do të kryhet në data 13 deri me 16 tetor.  Por kjo fazë e dytë do të ndiqet nga dy nënfaza 48 orësh në data 17-18 tetor si dhe në data 19-20 tetor

Mynyr Koni “ Besoj se kjo fazë regjistrimi nuk do të ketë problem si në fazën e parë, mënyra e regjistrimit më e thjeshtë”

 

Sejrie Baleta

Listat e kandidatëve të cilët kanë konkurruar në raundin e dytë do të behën publike ditën e sotme nga të gjitha universitete si publike ashtu dhe nga ata private. Ditën e djeshme Ministria e Arsimit dhe Sportit në Bashkëpunim me Rrjetin Akademik Shqiptarë trajnuan sekretaritë e universiteteve si publike ashtu dhe private në lidhje me procedurat e reja të regjistrimit të kandidatëve. Pra sot  pas orës 16: 00 të  gjitha universitetet duhet të bëjnë publike listat paraprake të fitueseve. Sipas Udhëzimit nr. 13. datë 22.07.2017 listat përfundimtarë të fitueseve do të shkalen me datë 12 tetor, pasi me datë 13 tetor nis regjistrimi nëpër sekretaritë e universiteteve ku dhe janë shpallur fitues. Në një intervistë për “Gazetën Standard” rektori i Universitetit të Politeknikut Mynyr Koni theksoi se: “ Besoj se kjo fazë regjistrimi nuk do të ketë problem si në fazën e parë. Degët që ofron ky universitet kanë pasur kërkesa shumë të larta. Komisionet në çdo fakultet që mbulon ky universitet kanë punuar në përzgjedhjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuar. Mbështetur dhe në Udhëzimin nr .13. datë 22.07.2017, nesër do të shpallen listat paraprake të fitueseve pas orës 16:00. Dhe nga ana tjetër me datë 12 do të shpallen listat përfundimtare. Dua të them që ndryshe nga raundi i parë këtë raund mënyra e regjistrimit do të jetë shumë e thjeshtë. Në raundin e parë në degën më të kërkuar sikundër është Teknologjia e Informacionit janë regjistruar vetëm 28 kandidatë. Shpresojmë që në këtë raund të dytë situate të jetë përmirësuar dhe studentët të jenë shpallur fitues në degët që ata dëshirojnë”.

Regjistrimet

Regjistrimet për raundin e dytë nga ana e sekretarive do të kryhet në data 13 deri me 16 tetor. Proceduarat e regjistrimit fillojnë në orën 8:00 deri në orën 21:00. Por kjo fazë e dytë do të ndiqet nga dy nënfaza 48 orësh në data 17-18 tetor si dhe në data 19-20 tetor. Portali do të jetë i aksesueshme  nëpërmjet linkut: https://klasifikimi.ualbania.rash.al

Kandidatët

RASH ka përgatitur një material video për të njoftuar të gjithë kandidatët se si do të hyjnë në sistem  për të kontrolluar nëse janë shpallur fitues apo jo. Menjëherë pas bërjes publike të listave nga ana e universiteteve si publike ashtu dhe private kandidatët do të aksesohen nëpërmjet linkut : https://klasifikimi.ualbania.rash.al. Do të hapet një dritare dialoguese ku shkruhet “Ministria e Arsimit dhe e Sportit, U- Albania, viti 2016-2017”.  Për të kontrolluar klasifikimin e preferencave maturantët do të klikojnë në  linkun “Këndi i Maturantit”. Ndërsa për të kontrolluar numrin e kuotave të lira në çdo degë do të shkojnë tek linku “Kuotat e Lira”. Ndërsa për çdo paqartësi do tu ju ndihmojë videoja tek linku “Tutorial’. Në momentin që maturanti do të futet tek linku i sipërpërmendur dhe do të hyjë në sistem për të kontrolluar se në cilën degë është shpallur fitues ai do të shkojë tek linku “Këndi i Maturantit” dhe do ti hapet një dritare ku vetëm nëpërmjet ID së maturës ai do të logohet dhe do ti dali lista e preferencave që ai ka hedhur dhe universutet përkatëse. Por në lidhje me këtë situatë i pyetur nga “Gazeta Standard” Aanalisti i Sistemit  Skënder Minarolli sqaron: “ Në momentin që maturanti është identifikuar me ID e maturës tek linku “Këndi i Maturantit” do ti shfaqen preferencat që ai ka përzgjedhur. Në momentin që preferencat janë me vijë të kuqe do të thotë që nuk është shpallur fitues në atë gegë. Në momentin që preferencat janë me vijë jeshile do të thotë që është shpallur fitues. Por edhe për ato raste që studentit të gjitha preferencat i ka me vijë të kuqe duhet të mos shqetësohet. Duke theksua se fazat e regjistrimit janë tre pra përkatësisht në datë 13-16 tetor është faza e parë ku do të regjistrohen fituesit dhe e zëmë që ka nga ata studentë që i ka fituar të 10-ta preferencat dhe ai vetëm në njërën do të regjistrohet. Në momentin që kandidati regjistrohet në njërën degë i bie që lirohen 9- vende të tjera. Dhe automatikisht në sistem viza e kuqe zbret poshtë për çdo degë që lirohet. Ky sistem është një rrjet i lidhur në të gjitha universitete në mënyrë që student që e kishte me vizë të kuqe atë degë duhet ta kontrollojë herë pas here sistem dhe do të vërë re që nëse do të jetë disa vende poshtë vizës së kuqe në momentin që kalon sipër vizës së kuqe sepse lirohen vendet automatikesh preference do ti behet me ngjyrë të verdhe. Ngjyra e verdhe supozon që maturanti është fitues tashmë në atë degë për nuk mund të regjistrohet në data 13-16 por regjistrohet në nënfazën e dytë me datë 17-18. Por duhet theksuar se ata maturantë që janë shpallur fitues dhe nuk regjistrohen në fazën e parë në fazën e dytë dhe ato degë që ai ka fituar i digjen dhe kështu që nuk ka mundësi që të regjistrohet. Maturanti në çdo degë që ka hedhur duhet të shikojë me kujdes se sa larg është vijës së kuqe në degët që i ka me vijë të kuqe për të mos rrezikuar për ti lënë për fazën e dytë apo të tretë sepse degët që janë më jeshile në fazën e dytë dhe të tretë automatikisht digjen. Dhe në fazën e dytë dhe të tretë i mbeten vetëm degët q ii ka me vijë të verdhe dhe vetëm në ato ka të drejtë që të regjistrohet në degët që i ka me të kuqe apo me jeshile nuk ka të drejtë. Ndaj kandidatë duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe shumë të vëmendshëm në rrisqet që mund të marrin për sipër. Sistemi është i aksesueshëm dhe nga telefoni dhe ai mund ta kontrolloje herë pas herë për të marrë mundësitë qe i vijë pas regjistrimit të kandidatëve të tjerë dhe se si lirohen kuota bosh apo jo”.

Ngjyrat dhe preferencat

Ngjyra e kuqe poshtë preferencës tregon se nuk je fitues.

Ngjyra jeshile tregon që je fitues dhe në këto degë ke të drejtë të regjistrohesh vetëm në data 13-16 tetor.

Nëse në listën e kandidatëve e shikon se nuk je shumë vende poshtë vijës së kuqe do të thotë që mund të keshë shanse për të fituar dhe automatikish sistemi do ta bëjë degën me të verdhë në moment që do të lirohen vendet. Por për tu regjistruar në këtë degë ke të drejtë të regjistrohesh në nënfazët përkatësisht në datat 17-18 apo 19-20.

Puna e sekretareve dhe regjistrimi

Regjistrimi e kandidatëve të cilët janë shpallur fitues nga ana e sekretarive këtë raund të dytë ka ndryshuar. Sekretaritë e universiteteve ditën e djeshme janë trajnuar si publike ashtu dhe private nga RASH dhe ministria e arsimit për mënyrën e regjistrimit në këtë raund të kandidatëve.  Sekretaret do të shkojnë tek hapësira nëpërmjet butonit identifikohu do të plotësojnë fushat dhe do tu shfaqet një tabelë  ku do të shkojnë në hapësirën personale dhe do të shtypin butonin identifikohu. Në faqen e paraqitur do të plotësoni fushat me kredencialet tuaja, dhe klikoni butonin Log In.  Më pas punonjësit do të shkojmë tek menuja Regjistrime. Do na shfaqen 3 nën menu, nga të cilat do të zgjedhin “Regjistrim i ri”. Në fushën blu shikojmë hapësirën e Universitetit dhe Fakultetit ku ndodhemi. Për shembull, paraqitet hapësira e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Zgjedhim programin e studimit ku duam të kryejmë regjistrimin dhe klikojmë butonin “Shiko listën”. Kërkojmë për studentin që ka bërë kërkesën për regjistrim pranë sekretarisë mësimore në degën e përzgjedhur. Pasi keni gjetur studentin në listën e universiteti tuaj, kontrolloni në listën që do ju shfaqet në ekran. Pasi kemi gjetur studentin, klikojmë mbi butonin Regjistro: Do të na shfaqet një mesazh konfirmimi. Nëse duam të vazhdojmë me regjistrimin klikojmë “Regjistro”, përndryshe klikojmë “Anullo”. Në të njëjtën kohë, studenti sheh/verifikon në ekran programin e studimit të zgjedhur. Do të na shfaqet një mesazh që tregon që regjistrimi është kryer me sukses. Studenti i regjistruar tani do të shfaqet me ngjyrë të gjelbër në listë. Printojmë dy kopjet e formularëve, duke klikuar mbi butonin Printo, të cilat duhet të firmosen nga sekretaria dhe studenti. Një kopje të vërtetimit e mban sekretaria dhe një kopje studenti. Në datat 13-16 Tetor mund të regjistrojmë vetëm studentët fitues. Ata që ndodhen poshtë vijës së kuqe nuk mund ti regjistrojmë gjatë fazës së dytë. Nëse zgjedhim nga menuja “Regjistrim”, nën menunë “Regjistrime të kryera”, do të na shfaqen studentët e regjistruar deri në atë moment në programet e studimit të fakultetit përkatës.

Çfarë ndodh me kandidatin fitues që sapo regjistruam në këtë program studimi?

  1. a) Kandidati i regjistruar në këtë program studimi shfaqet në listë me ngjyrë të gjelbër.
  2. b) Kandidati i sapo regjistruar, e humbet mundësinë për tú regjistruar në të gjitha programet e tjera tjetër ku ka aplikuar, dhe në listat e këtyre programeve do të shfaqet me ngjyrë gri duke liruar një vend bosh.

Nëse zgjedhim nga menuja “Regjistrim”, nën menunë “Fitues” jo të regjistruar, do të na shfaqen studentët fitues në një nga programet e studimit të zgjedhur, por të regjistruar në një tjetër degë . Kjo do të thotë që kandidati nuk ka më mundësi të regjistrohet në atë program studimi duke lënë kuota bosh për kandidatët poshtë vijës së kuqe, të cilët do të kenë mundësi të regjistrohen gjatë dy nën fazave(17-18 dhe 19-20 Tetor). Pasi të përfundojë procesi ditor i regjistrimit, pra pas orës 21:00, çdo sekretare duhet ti dorëzojë listën e studentëve të regjistruar, personit të deleguar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.  Pas orës 21:00, sistemi nuk do të lejojë më kryerjen e regjistrimeve deri ditën e nesërme.

Pas përfundimit të fazës së dytë më datë 16 tetor, lista e studentëve fitues do të përditësohet duke bërë që studentët fitues të regjistruar të mos shfaqen në listë. Në këtë mënyrë kuotat që do të lirohen do të popullohen me kandidatët në pritje, poshtë vijës së kuqe.

  1. a) Kandidati fitues i regjistruar në një program tjetër studimi (me ngjyrë gri).
  2. b) Kandidati nuk do te shfaqet më në listë pas përditësimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here