Një makinë-bombë e dyshuar ka shpërthyer sot afër një stacioni policor në afërsi të aeroportin të Stambollit “Ataturk”.
Agjencia turke e lajmeve, Dogan raporton për të paktën një person të lënduar, transmeton Express.
Ndërkohë, televizioni NTV ka transmetuar ambulanca duke shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe forcat e sigurisë duke u vendosur në atë zonë.