Dashi (21 mars- 19 prill)
Disa prej miqve tuaj mendojnë se janë më të sukseshëm se ju, por sot do shihni jetën e tyre të vërtetë dhe do kuptoni se nuk është aq perfekte sa keni menduar. Ata do drejtohet tek ju për disa këshilla, pavarësisht se prespektivat tuaja janë të ndryshme. Kjo gje do ju afrojë akoma dhe më shumë me njëri-tjetrin.
Demi (20 prill- 19 maj)
Kujdes me shpenzimet që bëni dhe me sjelljet impulsive përsa i përket kësaj çështjeje. Duhet të mësoni ti menaxhoni më mirë të ardhurat, pasi do ju ndihmojë të krijoni më shpejt pavarësinë tuaj. Tregojuni të tjerëve që jeni të përgjegjshëm dhe të aftë për tu kujdesur për veten.
Binjakët (20 maj- 20 qershor)
Sot do të viheni në qëndër të vëmendjes dhe shumë persona do drejtohen tek ju për ndihmë. Ata duan të dinë mendimin tuaj rreth situatave të caktuara dhe janë të sigurt që do u jepni këshilla të vlefshme. Mundohuni të tregoheni sa më të sinqertë, por pa i bërë të ndjehen keq.
Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)
Sot është dita e përshtatshme për të bërë një listë me gjërat që duhet të filloni dhe për të organizuar axhendën tuaj. Duhet të bëni më shumë përpjekje për tu ngritur në karrierë dhe për të përmbushur qëllimet që i keni vënë vetes. Shfrytëzoni aftësitë tuaja komunikuese për të fituar zemrën e eprorit tuaj.
Luani (23 korrik- 22 gusht)
Një person i caktuar duket se po ju bezdis më shumë seç duhet dhe sot është dita për tu treguar të sinqertë me të, por sigurisht duke përdorur diplomacinë tuaj. Bëjini të qartë që nuk është diçka personale, por thjesht keni nevojë për hapësirë. Gjëja më e mirë është të lini pas persona, të cilët ju pengojnë të ecni para.
Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)
Marrëdhënia e re që keni krijuar, po shkon shumë mirë, por mos harroni se duhet ti merrni gjërat ngadalë. Nëse bëheni të paduruar ose përpiqeni të nxitoni personin tjetër, do i krijoni vetes më shumë stres seç duhet. Lerini gjërat të ecin me ritmin e tyre.
Peshorja (23 shtator- 22 tetor)
Një figurë autoritare në jetën tuaj, ndonjëherë sillet si miku juaj i afërt dhe kjo ju bën të ndjeheni konfuzë. Shpesh herë nxiteni të flisni me të në raste të vështira, por duhet të tregoheni të kujdeshëm, pasi nuk mund të kaloni vijën midis marrëdhënies profesionale dhe personale. Përpiquni të jeni të duruar.
Akrepi (23 tetor- 21 nentor)
Ju karakterizoheni nga aftësi shumë të mira komunikuese, por nuk keni mjaftueshëm besim në vetvete për ti shfrytëzuar. Mundohuni të merrni pjesë në sa më shumë evente sociale dhe do kuptoni më mirë fuqinë e personalitetit tuaj. Pengesat e kohëve të fundit, nuk duhet tju ndrydhin, pasi keni shumë potencial për të treguar.
Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)
Një prej miqve tuaj mund tju ofrojë një mundësi të mirë profesionale. Megjithatë, ju duhet të mësoni sa më shumë detaje rreth kësaj situate, përpara se të merrni një vendim. Nëse shihni diçka të dyshimtë, duhet të jeni të sinqertë dhe të hapur me ktë person, në lidhje me shqetësimet tuaja.
Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)
Duhet ta shprehni më shpesh dashurinë që keni për personat tuaj të afërt. Kini besim në miqësitë tuaja, pasi janë të vërteta dhe të forta. Përgjithësisht, lidheni shumë me personat që keni afër vetes dhe shumë shpejt, ata bëhen prioriteti juaj. Marrëdhënia e fortë që krijoni me ta, zgjat për shumë kohë.
Ujori (21 janar- 19 shkurt)
Keni një ndjenjë të fortë se dikush nuk po tregohet i sinqertë me ju. Përpiquni të flisni me ktë person dhe bëjini të ditur që do ketë mbështetjen tuaj në çdo lloj situate. Megjithatë, mos u bëni shumë këmbëngulës, pasi personi në fjalë do ju tregojë të vërtetën atëhere kur të jetë gati. E vetmja gjë që mund të bëni, është të jeni të duruar.
Peshqit (20 shkurt- 20 mars)
Një mik apo partneri/ja juaj kanë nevojë për ndihmë, në lidhje me një vendim që duhet të marrin. Përgatituni për biseda të gjata dhe duhet të jeni një dëgjues i mirë, ashtu si ata kanë qënë për ju në të kaluarën. Tregohuni të duruar dhe pozitivë, pasi jeni të vetmit që mund ti ndihmoni.