Pjata e shëndetshme e ditës: Sallatë me mollë dhe rrepa

0
436

Rrepat  përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C dhe ndihmojnë aparatin tretës  për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Sallata me mollë dhe rrepa është shumë e shëndetshme dhe përgatitet kështu:

Për 4  deri në 6 persona

Përbërësit:

  • 4 rrepa të mëdha
  • 2 mollë të mëdha të gjelbërta
  • 1 mollë e kuqe
  • ¼ filxhan me vaj ulliri
  • 2 lugë uthull
  • 1 lugë me lëkurë limoni
  • lëng limoni nga 1 kokërr
  • pak kripë deti
  • piper i zi
  • mente e freskët e prerë hollë

Përgatitja:

1. Me thikë prisni hollë të gjitha rrepat dhe mollët me trashësi gjysmë centimetri. Vendosini  pjesët e prera në një tas sallate të madhe, sipas dëshirës mund t’i alternoni shtresat për një prezantim sa më të këndshëm. Nuk duhet harruar se paraqitja e bukur i shton shijen çdo lloj gatimi. Përziejini me vaj, uthull, lëkurën dhe lëngun e limonit, kripë dhe piper sipas shijes.

2. Mund ta zbukuroni pjatën me mente dhe vaj ulliri. Është gatim që shërbehet direkt. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer në një enë prej xhami  deri në 2 ditë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here