Ndryshe nga leximi që i bën Policia e Shtetit raportit të monitorimit të Guardia di Financa për sipërfaqet e mbjella me lëndë narkotike, Kreu i PD-së Lulzim Basha shifrat e bëra publike i sheh si dëshmia që shtetit ligjor ia ka zënë vendin shteti i narko-trafikut.
Për Bashen përgjegjësit që Shqipëria në sytë e të gjithë mediave ndërkombëtare po shihet si kërcenim për të gjithë rajonin, mbajnë emrat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.
Pas deklaratës së Bashës, ka reaguar në rrjetet sociale Kryeministri Rama, duke thënë se Kreu i PD po rihap kapakun e shpifjeve për drogën, ndërkohë që Guardia di Finanza e mbylli atë kazan.
“LB nuk tha pse s’i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan!”/