Gjiganti i tregtisë online, Amazon, është duke u përballur me kritika të ashpra sepse po shet “seksi burka” dhe kostume “arabe” për Halloween, të cilat janë cilësuar si islamofobe.
“Seksi burka” shitet për rreth 20 dollarë dhe vjen me një shami e cila mbulon tërë fytyrën dhe me një fustan shumë të shkurtër, transmeton Express.
Shumë blerësve nuk u ka pëlqyer kjo gjë, të cilët e kanë kritikuar ashpër Amazonin.
Amazon është quajtur edhe islamofob për këto shitje.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë: