Blutë e Elbasanit kanë arrestuar dy të rinj pasi kanë kundërshtuar efektivët e policisë, dhe gjatë shoqërimit në komisarit dyshohet se kanë goditur një prej policëve.
Policia arrestoi Ymer Starja 22 vjeç dhe Kristaq Bardhi, 23 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 237 dhe 25 të Kodit Penal.