Ndërron jetë papritur ish-deputeti i PD-së

0
294

Është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike Gilman Bakalli. Shkak për këtë tragjedi është bërë një leucemi akute.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij. Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare.

Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodërs. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Aktualisht ishte Lektor në një universitet privat. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. /Lapsi.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here