Një video që po qarkullon në internet, e kapur nga një kamerë në veturë, pretendon se tregon “dëshmi” të udhëtimit në kohë.
Videoja shfaqë një kamion duke udhëtuar me shpejtësi në një autostradë rurale në Rusi, ku nga asgjëja del një person në mes të rrugës.
Automjeti më pas mund të shihet duke ndryshuar drejtimin në mënyrë dramatike në rrugë për shkak të një këmbësori që shfaqet në mes të rrugës.
Burri, që ka të veshur një pallto të gjatë dhe një kapelë, më pas vazhdon të ecë dhe të zhduket nga pamja e kamerës. Ngarkuesi i videos shkroi: “Kjo video është cilësuar si dëshmi e teleportatimit”.
Por shikuesit e pabindur sugjerojnë se kjo video nuk tregon udhëtim në kohë por një përpjekje për të bërë vetëvrasje.