Krimet e pazbuluara të Anjeza Shabanit, nga hetimet rezulton se ka dhunuar edhe dy fëmijë të tjerë

0
189

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për Anjeza Shabanin, ish-administratoren e kopshtit “Diren” të akuzuar për dhunë ndaj të miturve. Në mbyllje të hetimeve rezulton se ajo ka dhunuar edhe dy fëmijë të tjerë, përveç R. A., që dhunohej në videon e publikuar nga emisioni “Stop”.

Shabani tani akuzohet për ushtrim dhune ndaj tre fëmijëve dhe fshehje të të ardhurave nga kopshti “Diren” në Sauk. Ajo paguhej 17,000 lekë në muaj për çdo fëmijë dhe nuk paguante detyrimet tatimore.

Përveç 3-vjeçarit R.A., prokuroria ka siguruar prova për ushtrim dhune edhe ndaj dy fëmijëve të tjerë të kopshtit. A.K. është keqtrajtuar nga Shabani duke i shkulur veshin, pickuar, shkelmuar dhe sharë: “kafshë”. Ajo i mbulonte kokën me batanije edhe pse ishte vapë. Edhe A.K. ka shfaqur shenja shqetësuese për prindërit; zgjohej natën duke qarë e ulëritur.

Prindërit kanë gjetur të nxira në kofshë dhe në shpinë. Të alarmuar kanë kërkuar shpjegim nga Shabani, e cila u ka thënë se A.K. është zënë me një fëmijë tjetër. Por dhuna ka vijuar dhe ata e kanë larguar fëmijën nga kopshti.

Një rast tjetër dhune është dokumentuar nga prokuroria, ndaj një fëmije me inicialet E.K., i cili ka përjetuar të njëjtat tortura, duke shfaqur të njëjtat shenja dëmtimi psikologjik. E mitura u ka kërkuar prindërve të mos e çojnë në kopësht, sepse shahej “debile, kafshë”. Ndonëse Shabani kishte mohuar, prindërit e kishin larguar nga “Diren”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here