’Ejfeli’ modern i ‘Parisit te Vogel’,nje shkallare galeri arti + nje ballkon 360 grade mbi Korçen siç nuk e keni pare”. Kështu shkruante kryeministri Edi Rama në dhjetor të vitit 2014 në një foto të kullës së Korçës të postuar në faqen e tij në Facebook.
Por sot, gati dy vjet më vonë ky investim i inaguruar me pompozitet është degraduar.
Lapsi.al sjell foto nga kati medemek panoramik i kullës, ku presupozohej që vizitorët të ngjiteshin për të parë qytetin dhe të shijonin një kafe në lartësi. Kulla është thuajse totalisht e braktisur, nuk ka vizitorë e as njerëz që të të shërbejnë.
Ajo ka një lartësi rreth 34 metër dhe është pjesë e projektit për rikonstruksionin e sheshit para teatrit “Çajupi” e zones së pazarit.
Ndërtimi i saj u financua nga qeveria shqiptare me një vlerë 2.5 milionë euro.
Projekti është një kopje e një kulle në Japoni, ndonëse simotra japoneze e kullës së Korçës është më e madhe dhe kryen më shumë funksione.
/LAPSI.AL/