Organet greke të rendit kanë arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 29 vjeç me akuzën se ka përdhunuar nënën e vetë 57 vjeçe.
Sipas lajmit që publikon agjencia shtetërore greke e lajmeve, ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Analipsi të qytetit të Selanikut.
Denoncimin për aktin barbar e ka bërë gruaja 57-vjeçare dhe djali tjetër i saj. Sipas burimeve policore, nga të dhënat paraprake duket se përdhunuesi ka qenë edhe nën efektin e alkoolit. Hollësi të tjera për ngjarjen dhe identitetin e shtetasit shqiptar nuk bëhen publike për momentin, derisa të kryhet hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.