Emma Coleman e lindi Catalaya-n në moshën 19-vjeçare. Si një nënë e re, ajo nganjëherë ka ndjerë se të tjerët i kanë vënë në pikëpyetje shkathtësitë e saj e të qenet prindër.
Por, një fotografi, e bërë gjatë ditës së martesës së Coleman me Adrian Hernandez, më 24 shtator, është një foto që tregon përkushtimin e saj për vajzën tetë muajshe.
Coleman e dorëzoi këtë foto mahnitëse, të bërë nga Hannah Malhan, në faqen e Facebook-ut “Breastfeeding Mama Talk”, ku mori më shumë se 12.000 pëlqime.
Ajo ia bëri këtë përshkrim fotografisë: Unë jam një nënë e re (19-vjeçare) nga Seattle. Kjo fotografi është nga dita e dasmës sime (24 shtator 2016) dhe është njëra nga fotografitë e mia të preferuara nga ajo ditë. Të qenet e re e di që shton presionin për t’i bërë gjerat në mënyrë të drejtë për fëmijën tënd, dhe jam e lumtur që kam vazhduar kështu. Bile, edhe në ditën e dasmës sime, kam gjetur një mënyrë për ta bërë këtë.