Përfundon pjesa e parë Shqipëri – Spanjë 0:0, kuqezinjtë në vështirësi

0
208

Kombëtarja është para një prove zjarri, një ndër më të vështirat e kualifikueseve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë presin Spanjën në takimin e tretë për Grupin G, pas fitoreve ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit.

 

Asnjë surprizë nga trajneri De Biazi në përzgjedhjen e lojtarëve që do ta nisin këtë duel. Sikurse pritej, tekniku italian u ka besuar këtyre lojtarëve: Berisha; Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli; Xhaka, Lila, Memushaj, Roshi, Lenjani; Balaj.

Në krahun tjetër, Julen Lopetegui duket se nuk ka aspak ndërmend të mbrohet, duke e rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-3: De Gea; Ramos, Pike, Monreal; Buskets, Koke, Alkantara, Injesta; Vitolo, Kosta, Silva.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here