INSTAT: Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin shtator 2016, 1,8 %

0
226

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin shtator 2016, është 1,8 %.  Sipas raportit mujor të INSTAT-it, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %.  Rritja vjetore në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,35 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Ndërsa çmimet e grupeve “veshje dhe këpucë” dhe “mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar secili me nga +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “transporti” kanë kontribuar me -0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin shtator 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shërbimi arsimor” me 3,8 %, pasuar nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike me 3,7 %, “grupi ”mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,6 %, grupi “argëtim e kulturë” me 1,7 %, grupet “pije alkoolike dhe duhan” dhe “veshje dhe këpucë” me nga 1,4 % secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 14,9 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 12,8 %, “qumësht, djath e vezë” me 3,5 %, “peshk” dhe “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 3,1 % secili. Çmimet e nëngrupeve “mish” u ulën me 0,9 %, “bukë e drithëra” me 0,4 %, “vajra dhe yndyrna” me 0,2 % etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transport” me 1,7 %, pasuar nga grupi “shëndeti me 0,2 %, etj. Ndryshimi mujor i indeksit është 0,3 %. Krahasuar me muajin gusht 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9 %. Kjo rritje ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së tarifave të sigurimit të automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here