Meteorologët: Ja sa ditë do vijojnë reshjet e shiut

0
206

E marta dhe e mërkura do të jenë dy ditë të ngarkuara me reshje shiu, duke rrezikuar përkeqësimin e situatës në zonat e prekura nga përmbytjet, kryesisht në njësinë administrative të Kurbinit.

Meteorologia Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb”, bën të ditur se shirat parashikohet të pakësohen që nesër pasdite, duke bërë që deri ditën e diel moti të karakterizohet nga kthjellime.

Megjithatë, shirat parashikohet të rikthehen të dielën, por do të jenë me intensitet më të ulët, në krahasim me sot dhe nesër, shkruan “BalkanWeb”.

“Problematike situata mbetet sot edhe nesër paradite. Këto dy ditë veriu dhe qendra do të jenë më të prekura. Nuk përjashtohen edhe rastet e përmbytjeve në zona të caktuara, pasi nga e hëna, e marta dhe e mërkura do të ketë shi”- deklaroi meteorologia Lajda Porja. Sa u përket temperaturave të ajrit në dy ditët e ardhshme, në zonat malore do të regjistrohen të jenë nga 6-16 gradë celsius, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet 13-22 gradë celsius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here