Plani i kryebashkiakut/ Tirana e ardhshme e mbushur me kulla shumëkatëshe, Veliaj: Ajër kemi, nuk kemi tokë!

0
249

 

Kullat shumëkateshe duket se do të jenë  ndërtimet që  do të mbizotërojnë  në  Tiranë  me zbatimin e planit të  përgjithshëm vendor. Ky i fundit qw pritet t’i kalojë për votim Këshillit Bashkiak në muajin nëntor u prezantua dje nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili edhe sqaroi edhe se përse zgjidhja më e mirë për kryeqytetin janë kullat shumëkatëshe.  Prioritet do të kenë  ato ndërtues që  parashikojnë  termoizolim për ndërtesën apo tarracat e gjelbëra pasi kryebashkiaku tha se bashkia do të fokusohet tek cilësia para se të  vendosë  nëse do ta lejojë  ndërtimin. Me rregullat e reja këto nuk do të  jenë të  vetmet kushte.  Për Planin e Përgjithshëm Vendor i cili parashikon zgjidhje edhe për gjelbërimin, transportin publik e zhvillimin e turizmit janë realizua sipas kryetari të bashkisë 100 dëgjesa publike.  Ky plan pritet t’i kalojë  Këshillit Bashkiak në muajin nëntor. Tre vitet në vijim kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia do të merret me zbatimin e tij.

Sqarimi për Kullat

Por teksa prezantonte detaje të planit urbanistik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj  gjatë ditës së djeshme përdori një logjikë matematike kur foli për kullat që do të ngrihen në Tiranë.  Veliaj tha se kullat e larta i japin mundësi qytetarëve të gëzojnë hapësirën e gjelbër që kursehet nga toka.  Kreu i Bashkisë tha se në kushtet që ndodhemi, duhet të mendojmë çfarë kemi të kufizuar, dhe sipas tij, midis ajrit dhe tokës ajo që na mungon është toka“Ka shumë njerëz që thonë “Unë i urrej kullat”, po mirë t’ju bëj një pyetje. Nëse ne kemi një hapësirë 500 metra katrorë, është më mirë që dikush ta zërë të gjithë këtë 500 metra katrorë, në pronën e vet private, me të drejtën për ta zhvilluar, me dy kate. Pra 1 mijë metra katrorë t’i zhvillojë në këtë 500 metërsh, apo mos është më inteligjente që të përdori vetëm 100 metra katrorë, ta bëjë 10 katësh, sepse ajër kemi, tokë nuk kemi dhe të gjithë hapësirën tjetër t’ia lërë publikut? Pra a ia vlen t’i fusim marzhin e histerisë këtyre diskutimeve? Apo ndoshta duhet të mendojmë çfarë kemi të kufizuar, ajër apo tokë? Tokën e kemi të kufizuar!” u shpreh Veliaj. Pra kullat 10 katëshe në Tiranë, sipas Veliajt do të ndërtohen për të kursyer sa më shumë gjelbërim dhe tokë publike. Veliaj gabon qëllimisht kur llogarit cilësinë e mjedisit në raport me katet e kullave në Tiranë. Sipas tij, sa më e lartë të jetë kulla aq më shumë banorë do strehohen aty, aq më shumë tokë do kursehet dhe për pasojë do të ketë më shumë gjelbërim. Në çdo qytet, cilësia e jetës së banorëve matet me dendësinë, pra raporti që ka një banorë me hapësirën e gjelbër. 500 metra hapësirë publike mund të mjaftojnë për t’i siguruar banorëve të një pallati dy katëshe një hapësirë të kënaqshme publike. Por po këto 500 metra nuk mjaftojnë dhe do të ishin shumë pak për dhjetëra familjet që jetojnë në një kullë 10 katëshe. E njëjta hapësirë e gjelbër ndikon ndryshe në cilësinë e jetës së banorëve të Tiranës, në varësi të godinës ku ato jetojnë. Me deklaratën e djeshme, Veliaj duket se e ka ndarë mendjen për ngritjen e godinave shumë katëshe, të cilat i mohonte me ngulm gjatë kohës kur ishte në fushatë. Logjika me të cilën foli  kryetari i Bashkisë është pak e çuditshme. Veliaj deri tani ka folur për shtim të hapësirave të gjelbërta dhe nuk kishte përmendur ndërtesat shumëkatëshe që pritet të marrin hov me Planin e ri urbanistik. Ndërsa, arkitekti Italian, Stefano Boeri në prezantimin e planit theksoi se ai parashikon që Tirana e vitit 2030 të zhvillohet si një qytet policentrik dhe ku do dominojë gjelbërimi. Më konkretisht, ai bëri të ditur se Plani i Përgjithshëm Vendor përbëhet nga 13 strategji kryesore të zhvillimit të Tiranës si një metropol, duke marrë në konsideratë përbërjen urbane dhe rurale të kryeqytetit. Gjithashtu, ai theksoi se plani parashikon 5 unaza, dy prej të cilave të dedikuara posaçërisht për këmbësorët dhe ata që duan të pedalojnë, ndërsa theksoi se parashikohet edhe infrastruktura që lidh Tiranën me Rinasin dhe Durrësin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here