Rriten tensionet: Berlini dhe Varshava nën rrezen e raketave ruse “Iskander”

0
220

Ministri i Jashtëm gjerman deklaronte pak ditë më parë se tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë akoma më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë dhe lëvizjet e fundit të Moskës, duket se i japin të drejtë kryediplomatit të Berlinit.

Kremlini është vënë në lëvizje dhe në enklavën e vet në Baltik, Kaliningrad, arsenalit ushtarak i është shtuar edhe prania e raketave që janë në gjendje që të lëshojnë mbushje bërthamore.

Bëhet fjalë për raketat “Iskander”, që janë parë në bazat e ushtrisë në krahinën ruse që kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë.

Alarmi bëhet edhe më shqetësues për rrezen e fluturimit të këtyre raketave, rreze që përfshin Berlinin, Varshavën dhe Kopenhagenin, përcjell TCH.

Zyrtarët polakë reaguan menjëherë për këtë duke e cilësuar si “kërcënimi më i madh për sigurinë e vendit të tyre”.

Moska nuk ka konfirmuar, por as ka mohuar lëvizjen e këtyre raketave në Kaliningrad.

Më herët, zyrtarët rusë deklaruan se janë duke shqyrtuar mundësinë për rihapjen e bazave raketore sovjetike në Kubë dhe Vietnam.

Kaliningradi është enklavë ruse e aneksuar nga Gjermania në fund të Luftës së Dytë Botërore pas së cilës nisi një fushatë e ashpër spastrimi dhe sot praktikisht popullsia që e deklaron veten gjermanë nuk prek as 1 për qind të totalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here