Policia e Tiranës arrestoi 59-vjeçarin Bardhok B., pasi ai rrahu vajzat dhe gruan si dhe theu orenditë e shtëpisë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 10.10.2016, u arrestua shtetasi Bardhok B., 59 vjeç, banues në Tiranë. Në banesë, ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, shtetaseve: V. B., 51 vjeç, Xh. B., 23 vjeçe dhe F. B., 19 vjeçe, duke iu shkaktuar dëmtime për shëndetin, si dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake”, bën të ditur policia.
Gruas iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtës.