Detyrim paraqitje për Elvis Rroshin, Gjykata e Lartë i ndryshon masën

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Me këtë vendim, Rroshi do t’i duhet që të hënën e parë të çdo muaji të paraqitet në prokurorinë e Tiranë, një masë kjo që nuk e pengon për ushtrimin e detyrës si kryebashkiak.

Seanca ka zgjatur 45 minuta, ndërsa prokuroria ka këmbëngulur që Elvis Rroshi duhet të rrinte në masën arrest shtëpie, me argmenti se duke qenë në një masë tjetër mund të ndikonte në manipulimin apo prishjen e  provave. Një pretendim tjetër i organit të akuzës është se Rroshi mund të largohej.

Vetë Rroshi nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa avokati  i tij Theodhori Sallaku pretendoi se duke qënë se është një person i zgjedhur ai nuk mund të largohet nga Shqipëria dhe nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave. Avokati kërkoi që  ai të ishte pa masë sigurie. Kryebashkiaku Rroshi ndodhej prej 4 muajsh në arrest shtëpie. Ai akuzohet për falsifikim të formularëve të vetëdeklarimit. Elvis Rroshi është zyrtari i parë i akuzuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimin

Detyrim paraqitje për Elvis Rroshin, Gjykata e Lartë i ndryshon masën

Vret veten live në Facebook pasi e

Detyrim paraqitje për Elvis Rroshin, Gjykata e Lartë i ndryshon masën

Rebelët në Siri kanë ngritur kamp sekret

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko