Një i ri ka tentuar të vrasë veten ditën e sotme duke hipur tek “Kullat Binjake” në Tiranë.
Ai është filmuar nga kalimtarët teksa bënte xhiro mbi ndërtesë, pikërisht në bordurën që qëndron sipër trotuarit në një lartësi të konsiderueshme. Me një shishe alkool në dorë, i riu ka nisur të bërtasë dhe më pas ka varur këmbët, gati për t’u hedhur. Por ndërhyrja e të pranishmëve ka bërë të mundur që ai të zbresë nga ndërtesa pa lëndime.
Sipas Jeta Osh Qef, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar djalin ne komisariat për të zbuluar më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje që tronditi kalimtarët që e panë të gjithë këtë skenë.