Komisioni i Ligjeve nis sot seancën dëgjimore me kandidatët që kërkojnë kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kryetarja Lefterie Luzi do të kandidojë për një mandat të dytë krahas pretendentëve të tjerë.
Sipas Kuvendit, personat që kanë depozituar brenda afatit, dokumentacionin dhe kërkesën për aplikim për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë sipas rendit alfabetik më poshtë:
Koli Bele
Denar Biba
Rozeta Ivanova
Lefterije Luzi
Anton Lleshaj
Elion Semanaj
Kuvendi i Shqipërisë shpalli njoftimin për vendin vakant bashkë me kriteret pasi mandati i Luzit përfundonte në mes të tetorit.