Pranimet në Universitete/ “Ngjyrat e semaforit të arsimit”, ja si do regjistrohen nga sot maturantët

0
211
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

luciano-boci-8-janar-640x427

Boçi: Ministrja Nikolla fajëson maturantët. Basha: ‘Viktimat’ e radhës së pushtetit të korruptuar

Maturantja nuk ja del të fitojë as në raundin e dytë, bën padi në polici: Ky është një skandal, më kanë ndryshuar notat

Ditën e sotme nis regjistrimet e maturantëve për në universitete. Mes kaosit makthit dhe paqartësive ata janë të detyruar që të heshtin përballë rregullave të reja që ka vendosur Ministria e Arsimit dhe Sportit për të ndjekur studimet e larta. Edhe  pse që në raundin e parë pati protesta nga ana e studentëve  ku po me protesta u shoqërua dhe raundi i dytë pasi student me mesatare shumë të lartë nuk janë shpallur fitues në asnjë nga 10 preferencat e zgjedhura. Edhe pas gjithë kundërshtimeve nga ana e maturantëve Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të besojë në faktin se në  raundin e parë u renditën fitues më të mirët, duke i dhënë kështu mundësi të gjithë aplikuesve në raundin e dytë që të bënin ndryshimet e nevojshme. Synohej që zgjedhja e preferencave në raundin e dytë t’i bënte fitues. Ministrja Nikolla  ka thënë se në këtë raund  të gjithë maturantët që kanë paqartësi mund t’i drejtohen portalit online. Një maturante nga Korça ngre shqetësimin e saj. Në raundin e parë doli sikur kishte hedhur 11 degë. Mund të ndodhin të tilla gabime? “Nuk bën gabime sistemi. Janë universitetet ato që kanë bërë renditjen. Është lënë kohë mjaftueshëm që çdo student të ankimojë nëse ka një problem”, ishte përgjigjja e ministres Nikolla. Sakaq ministrja i është përgjigjur pyetjeve të maturantëve të cilët nuk kanë rezultuar fitues në fakultet. “Nuk mund ta pranoj as fjalën lojë. Se nuk është lojë aspak, është një proces i rëndësishëm. Janë zbatuar ligjet e këtij vendi. Futja e lëndëve me zgjedhje nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Ka ndryshuar vetëm mundësia, dhe sistemi, duke u qasur me sistemet më të mira europiane”, tha ministrja Nikolla. Por në lidhje me çka është shprehur ministrja e arsimit deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka ironizuar ministren e Arsimit Lindita Nikolla sa i përket procesit të pranimit në Universitete. Maturantëve të cilëve dega u është nënvizuar me të kuqe nuk janë fitues. Kur dega është me të gjelbër anë fitues dhe mund te regjistrohen deri me datë 16 tetor. Ndërsa për nënfazat 17-18 dhe 19-20 si fillim maturantit preference duhet ti bëhet e verdhë dhe me pas e gjelbër dhe më pas regjistrohet gjithmonë nëse do të ketë vende të lira në preferencat që ata kanë hedhur.

Boçi ironizon ministren Nikolla

Boçi e quan ministren si “të papërgjegjshme”, pasi sipas tij ajo nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me udhëzimin e datës 20. “Nuk dinte si plotësoheshin kuotat dhe nuk dallonte degët në konkurrim”, – shkruan ai në një postim në “Facebook”.  “Ministrja e arsimit më në fund i gjeti fajtorët “e vërtetë” të katrahurës e amullisë së procesit të pranimit në Universitete! Bravo i qoftë! Shpëtuam, se kemi gjithë këto ditë që grindemi. Sipas saj, fajtorët ishin vetë maturantët, të cilët i cilësoi si “të pavëmendshëm dhe të papërgjegjshëm”!!!!??? Epo Ministre më “të përgjegjshme”, nuk më kishin zënë ndonjëherë sytë e më kishin dëgjuar veshët. Me shumë “përgjegjshmëri”, pohoi se:  Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ai që përcaktonte procedurën e regjistrimit! Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ndryshuar para pak ditësh!  Nuk dinte se çfarë do të ndodhte me udhëzimin pas datës 20. Do të ndryshonte apo jo?! Do shohim e do bëjmë tha për një vendimmarrje. Nuk e dinte se si do të mund pranoheshin maturantët që nuk kishin fituar në raundin e dytë asnjë preferencë. Nuk dinte si do të plotësoheshin kuotat bosh dhe pas ezaurimit të vijës së kuqe.  Nuk dallonte degët me konkurrim. Nuk e dinte që “rregullat e lojës” ndryshuan. Madje këtu na preku se tek shprehja “rregullat e lojës”, na u ndal tek fjala lojë. Për të treguar “përgjegjshmërinë” e madhe, na tha që kjo nuk është lojë, është gjë shumë serioze!!! Hajde mos e beso po deshe pastaj!? Nuk e dinte që Ministria kishte shkelur ligjin e AL, me AKP-në. Ajo është baraz me QSHA – tha, çështje emri! Ou!!! Harroi Ministrja që vetëm për emrin Arte, apo Histori arti, u dogjën në Gazetari me dhjetëra maturantë. Nuk dinte t’i jepte një përgjigje të vërtetë e të saktë kërkesave të maturantëve. Shkurt nuk dinte asgjë. Sa të lumtur do ishin maturantët dhe shumë të tjerë, sikur mos kishte dalë fare!!!!!!!”.

Reagimi i Bashës

Kurse nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar kaosin e krijuar sipas tij nga qeveria Rama në lidhje me maturantë, të cilët edhe pse me rezultate shumë të larta, rezultojnë jo fitues. Sipas shefit të opozitës, maturantët janë “viktimat” e radhës së pushtetit të korruptuar. “18 mijë maturantë, mes tyre mijëra me rezultate shumë të mira dhe të shkëelqyera, vazhdojnë të jenë në ankthin e pritjes nëse do të arrijnë të ndjekin studimet sipas meritës dhe preferencës. Ata dhe prindërit e tyre që kanë sakrifikuar gjithçka për shkollimin e tyre nuk kanë asnjë përgjigje pse nuk janë vlerësuar rezultatet e shkëlqyera të fëmijëve të tyre. E ndërsa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurisë së krijuar, ju dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje, që në orët e para të mëngjesit. Nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e gënjeshtrave dhe talljeve me ëndrrat e mijëra të rinjve të cilëve ju ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive që fshihen pas pseudoreformës në arsim. Për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantet janë “viktimat” e radhës të pushtetit të tij të korruptuar. Transparencë, Meritë-Preferencë dhe mbështetje buxhetore, këtë meritojnë dhe këtë do të kenë të rinjtë shqiptarë pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shkruan Basha në Facebook.

big_img_7081

Maturantes i ndryshojnë notat

Jo vetëm mënyra, por duket se skandali i regjistrimeve në universitete do të hetohet edhe për ndërhyrje në regjistrin e aplikimeve. Një maturante nga Tirana ka denoncuar në polici faktin se persona të paidentifikuar i kanë ndryshuar notat dhe për këtë shkak nuk ka mundur të fitojë as në raundin e dytë në Universitet. Denoncimi është regjistruar nga policia dhe kanë nisur hetime. Burime nga policia thanë se, dje, rreth orës 10:00, 18-vjeçarja Xh.R, vjeç 18, banuese në Tiranë, kallëzon se i kanë ndërhyrë në sistemin e regjistrimit e aplikimit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për pasojë nuk ka fituar si aplikante në raundin e dytë të përzgjedhjes. Policia ka nisur hetimet për të kapur persona përgjegjës.

Skandali me “Masterat”

Kaosi me përzgjedhjen e maturantëve fitues në Universitetet publike duket se nuk ka mjaftuar  për ministrinë e arsimit. Denoncimet e njëpasnjëshme që vijnë  nga student të tashmë kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve të larta por që duan të ndjekin një program studimi “ Master Shkencorë” apo “Master Profesional” nuk mund ti vazhdojnë pasi i penalizojnë data që u ka lënë Ministria e Arsimit në dispozicion për të plotësuar. Studentët kanë mundësi të regjistrohen në programin “Master Profesional’, vetëm prej datës 07 tetor deri në 12 tetor, nëse preferojnë Universitetet Publike. Ndërsa për aplikimet “Master Shkëncor”  afati do të jetë nga 11 tetor me 17 tetor. Ndërsa me shpalljen e listës së fitueseve kandidatë do të shkojnë të regjistrohen në datat 14-19 tetor.  Ndonëse në universitetin   e Politeknikut student të cilët ë kanë lënë diplomën për vjeshtë si data provimi kanë 12 dhe 20 tetor. Ndërsa student e gazetarisë provimin e diplomimit e kanë dhënë me datë 7 tetor. Këta janë vetëm disa shembuj për të theksuar se si këta student u digjet mundësi për të vazhduar studimet master për shkak të afateve të cilat ka vendosur ministria.  Ata nuk kanë afat kohorë që tu vijë në ndihme dhe të aplikojnë. Por Ministria e Arsimit për universitete private për sa I përket regjistrimeve në master nuk u ka përcaktuar afat kohor.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here