Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret misionin “PAMECA” pasi e kritikoi

0
174

Përfaqesuesit e PAMECA thirren në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pak ditë pas publikimit të një raporti në media ku kritikohej puna e prokurorisë

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda të jetë shprehur se “Raporti ka dëmtuar hetimin për çështje konkrete dhe imazhin e Prokurorisë”, raportoi Ora News

Cfare kritikonte PAMECA

Në raportin e 6 mujorit misioni PAMECA,  i cili asiston organet ligjzbatuese  shqiptare ka shprehur rezerva ndaj punës së prokurorisë në lidhje me disa hetime te nisura gjatë këtij viti,  të cilat kanë qënë edhe çështjet me te ndjeshme për opionion publik.

Kështu  për hetimet   e nisura pak muaj më parë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy oficerëve të fso-së konsiderohen si thjesht dyshime dhe që rrezikuan për një periudhë kohe vijueshmërinë e punës në polici.

Në raport thuhet  se çështja e procedimit dhe kërkesa e pezullimit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm Çako duken të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime.

Më tej në ecurinë e punës për agjencitë ligjzbatuese përmendet edhe ndjekja penale ndaj Emiliano Shullazit, aktualisht nën arrest me burg. Pameca 4 shprehet se hetimet ndaj tij nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Çështje tjetër është edhe arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata. Edhe për kete çështje  misioni Pameca 4  thotë se vendimi që dha gjykata nuk kishte një arsyetim serioz, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive.

###

Në raportin e 6 mujorit misioni Pameca,  i cili asiston organet ligjzbatuese  shqiptare ka shprehur rezerva ndaj punës së prokurorisë në lidhje me disa hetime te nisura gjatë këtij viti,  të cilat kanë qënë edhe çështjet me te ndjeshme për opionion publik. Kështu  për hetimet   e nisura pak muaj më parë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy oficerëve të fso-së konsiderohen si thjesht dyshime dhe që rrezikuan për një periudhë kohe vijueshmërinë e punës në polici.

Në raport thuhet  se çështja e procedimit dhe kërkesa e pezullimit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm Çako duken të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime.

Më tej në ecurinë e punës për agjencitë ligjzbatuese përmendet edhe ndjekja penale ndaj Emiliano Shullazit, aktualisht nën arrest me burg. Pameca 4 shprehet se hetimet ndaj tij nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Çështje tjetër është edhe arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata. Edhe për kete çështje  misioni Pameca 4  thotë se vendimi që dha gjykata nuk kishte një arsyetim serioz, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive./Oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here